LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Krasniqi: MBPZHR mbështet agrobizneset për instalimin e teknologjisë moderne në përpunimin e produkteve

Zëvendësministri Krasniqi: MBPZHR mbështet agrobizneset për instalimin e teknologjisë moderne në përpunimin e produkteve

Investimet në agrobizneset vendore po ndikojnë që në tregun vendor të kemi prodhime cilësore dhe me standarde evropiane.
Këto investime, të cilat viteve të fundit janë duke u përkrahur përmes granteve investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisionit Evropian kanë ndikuar që edhe kompania për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19” në Prizren, të instalojë teknologjinë moderne për përpunimin e domates, duke zgjeruar në këtë mënyrë linjën e prodhimit dhe përpunimit.
Në përurimin e linjës së përpunimit të domates në “Abi&Elif 19”, investime të cilat janë përkrahur nga MBPZHR-ja dhe BE-ja, kanë marrë pjesë zëvendësministri, Mevludin Krasniqi, përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Daniela Topirceanu, si dhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, theksoi se me mbështetjen e projekteve bujqësore përmes granteve të MBPZhR-së, agrobizneset vendore po arrijnë të avancojnë teknologjinë prodhuese dhe përpunuese në kompanitë e tyre, e sidomos ato në sektorin e perimeve, që sipas tij llogaritet si një ndër sektorët më me potencial në vend.
“Përmes grantit investiv të MBPZHR-së dhe mbështetjes financiare të Zyrës së BE-së, kemi bërë të mundur që kjo fabrikë me kapacitet përpunues prej 100 tonë në ditë të jetë adresë tregu e sigurt për kultivuesit e perimeve, si dhe për pikat grumbulluese të domates. Tashmë falë këtij investimi, në tregun tonë do të kemi edhe më shumë produkte të reja vendore, me tendencë depërtimi edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi. Ai ka treguar se nga sot, ky investim do të mundësojë që të punësohen edhe 20 veta.


Zëvendësministri ka premtuar se mbështetja e ministrisë për fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit në sektorin e bujqësisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.

Ndryshe, MBPZHR-ja e ka përkrahur ndërtimin e fabrikës për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19”, përmes grantiv investiv prej 187 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Popeyes® vjen në Kosovë

Popeyes® vjen në Kosovë

Ekonomi
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Ekonomi
Kalo në kategori