LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala vizituan punimet në Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala vizituan punimet në Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala kanë vizituar Parkun e Biznesit në Budrikë të Vitisë për të parë nga afër punimet që janë duke u bërë.

Me këtë rast, zv/kryeministri Limaj tha se ndërtimi i kësaj Zone Ekonomike do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane, thuhet në njoftimin për media.

“Së bashku me ministrin Shala erdhëm t’i vizitojmë punimet në këtë impiant ekonomik, që është një zonë ekonomike e që besoj se me përfundimin e saj do jetë një puls i mirë i këtij rajoni. Kjo do të shtojë edhe buxhetin e Komunës Vitisë si dhe do shtojë numrin e punësimeve, që do t’i japë një shtytje zhvillimit ekonomik të zonës së Vitisë dhe të Gjilanit”, potencoi zv/kryeministri Limaj.


Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala theksoi se investimi në këtë zonë kap vlerën e 1.8 milionë eurove. “Sot bashkë me zv/kryeministrin Limaj ishim për t’i parë punimet që janë duke u zhvilluar në zonën e punimeve në Viti, investim ky prej 1.8 milionë eurosh, që ka për qëllim krijimin e parakushteve për të bërit biznes në këto zona”, theksoi Shala.

Ministri Shala bëri të ditur se shumë shpejt punimet do të fillojnë edhe në Zonën Ekonomike në Malishevë, që do jetë një zonë ekonomike në dispozicion të diasporës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori