LAJMI I FUNDIT:

Zëvendës-presidentja Kamala Harris në fjalimin e fitores: Kur nëna ime erdhi nga India si 19 vjeçare, ajo besoi thellësisht në një Amerikë kur momentet e tilla janë të mundura

Zëvendës-presidentja Kamala Harris në fjalimin e fitores: Kur nëna ime erdhi nga India si 19 vjeçare, ajo besoi thellësisht në një Amerikë kur momentet e tilla janë të mundura
Foto: Win McNamee/Getty Images

Zëvendës-presidentja Kamala Harris, e filloi fjalimin e fitores duke e cituar kongresistin dhe liderin e drejtave civile, John Lewis, i cili tha: “Demokracia nuk është shtet, është akt”.

“Ajo që ai dëshiroi të thoshte është se demokracia e Amerikës nuk është e garantuar. Duhet ta fitosh dhe mos ta marrësh si të garantuar. Të mbrosh demokracinë kërkon sakrificë. Por, ka lumturi edhe këtu, ka progres. Ne populli kemi fuqinë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Edhe kur demokracia ishte në fletëvotimet e këtyre zgjedhjeve dhe kur shpirti i Amerikës ishte në rrezik dhe bota po shikonte, ju filluat një ditë të re për Amerikën. Ju e zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Ai do të na ndihmojë si komb”.


Biden në fjalimin e fitores: Zotohem që do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim - Amerika definohet si një vend i mundësive
Lexo po ashtu Biden në fjalimin e fitores: Zotohem që do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim - Amerika definohet si një vend i mundësive

Një shekull pasi gratë fituan drejtën e votës, Kamala Harris foli për nënës e saj, Shyamala Gopalan Harris: “Kur ajo erdhi këtu nga India, në moshën 19 vjeçare, ndoshta ajo nuk e imagjinoi këtë moment. Po ajo besoi thellësisht në një Amerikë kur momentet e tilla janë të mundura”. tha Harris.

“Pra, po mendoj për atë, për gjeneratat e grave – grave me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine – të cilat gjatë gjithë historisë së kombit tonë kanë hapur rrugën për këtë moment, sonte. Gra që luftuan dhe sakrifikuan për liri dhe barazi. Mund të jem gruaja e parë në këtë zyre, por nuk do të jem e fundit. Sepse çdo vajzë e vogël që po shikon sonte, kupton se ky vend, është vend i mundësive”.

Kamala Harris, gruaja e parë zëvendëspresidente – rrëfimi për zonjën amerikane, fatet e së cilës ndryshuan në 16 muajt e fundit
Lexo po ashtu Kamala Harris, gruaja e parë zëvendëspresidente – rrëfimi për zonjën amerikane, fatet e së cilës ndryshuan në 16 muajt e fundit

Kamala Harris, është femra e parë, femra e parë me ngjyrë, femra parë amerikano-aziatike, vajza e parë e një emigrante që gëzon postin e zëvendës-presidentes në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori