Në komunat veriore të Kosovës të martën pati shpërthime të njëpasnjëshme me granata dore dhe shok-bomba, gjithashtu u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.
Disa grupe të qytetarëve serbë në atë pjesë nisën sulmet me të arritur zyrtarët zgjedhorë nëpër komisionet komunale zgjedhore në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen për kryetar të komunave veriore.
Pas këtyre incidenteve opozita kërkoi reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Ky i fundit nuk vonoi shumë dhe në rrjetin social Facebook shkroi se sulmet po bëhen nga bandat kriminale që sipas tij, dirigjohen nga presidenti i Serbisë.
“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore”, shkroi Kurti.

Për situatën e krijuar reaguan edhe ndërkombëtarët, duke u shprehur të shqetësuar me dhunën e përdorur.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, duke komentuar incidentet tha se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur”.
“EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in”, ka shkruar Wigemark në rrjetin social Twitter.

I shqetësuar për situatën u shpreh edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e përshtatshme proteste në asnjë rrethanë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, shkroi Hovenier në Twitter.
Ai tutje theksoi se SHBA-ja është e shqetësuar që nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të jenë të përmbajtur”, përfundoi Hovenier.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se sulmi i djeshëm ndaj zyrave zgjedhore komunale është i papranueshëm.
Në reagimin e tij në Twitter, Rohde theksoi se mbështetë protestat paqësore, ndërsa shtoi se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës.
“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, shkroi ambasadori gjerman.

Ngjarjet e fundit në veri janë shqetësuese edhe për ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
I njëjti në reagimin e tij tha se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese, teksa theksoi se dialogu mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme para.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga para”, shkroi Guerot në Twitter.

Pas gjithë këtyre reagimeve, Qeveria e Kosovës doli me një sqarim ku bëri të ditur se janë në pritje të vlerësimit të situatës nga organet e sigurisë për hapat e mëtejmë.
Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, në Facebook shkroi se pengimi apo pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve është sulm ndaj demokracisë.
Ai tutje tha se pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike”.
“Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, shkroi mes tjerash Kryeziu.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pritet të mbahen më 18 dhjetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker