LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: BDI nuk lejoi që të zgjidhet kryetari i Revizionit

Zeqiri: BDI nuk lejoi që të zgjidhet kryetari i Revizionit

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, anëtar i Komisionit Kuvendar për Zgjedhje dhe Emërime, mbrëmë vonë tha se BDI, në konflikt me LSDM-në dhe partitë e tjera, kishte refuzuar të zgjedhë drejtorin e Entit Shtetëror për Revizion, megjithëse në agjendë ishte paraparë që zgjidhet mbrëmë.

“BDI vazhdon të punojë kundër interesave të shqiptarëve. Dëshmi e kësaj ishte veprimi i sotëm i deputetit të tyre, Ejup Halimi, i cili e la mbledhjen pa votuar, duke parandaluar që një shqiptar profesionist siç është Adam Curi të zgjidhet drejtor i Entit Shtetëror për Revizion”, tha nënkryetari i LSDM-së.

Ai falënderoi publikisht për mbështetjen për këtë propozim të LSDM-së deputetin shqiptar të opozitës nga Besa, Fadil Zendeli, i cili nga ana e tij shkruajti se BDI kishte refuzuar të vendoste “një profesionist shqiptar në krye të këtij institucioni, por një shqiptar nga radhët e tyre, gjegjësisht nga dega e Çairit”.


“BDI nuk ka votuar për kandidatin shqiptar i cili u mbështet nga disa parti, por nuk u mbështet vetëm nga ata dhe OBRM-PDUKM-ja. Cila mund të jetë arsyeja e gjithë kësaj? Nuk mund të ketë tjetër përveç luftës së BDI-së për ta mbajtur këtë institucion në ‘vdekje klinike’, në mënyrë që pas zgjedhjeve, Revizioni të mos hetojë punën e bërë në institucionet që ata menaxhojnë”, ka shkruar Zendeli në Facebook.

Pas dy vjet pritjeje dje ishte dita kur, sipas njoftimeve, duhej të zgjidhej shefi i ri i Revizionit Shtetërorë në Komisionin e caktuar Kuvendar për Çështje dhe Emërime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori