Sipas të dhënave të fundit të gjurmimit të fluturimeve, Airbus ka thyer rekordin për fluturimin më të gjatë të një fluturakeje të saj.

Bëhet fjalë për Airbus Zephyr S, që i kaloi plotë 26 ditë në ajër – duke thyer kështu rekordin e arritur në vitin 2018, transmeton Telegrafi.


Fluturakja fluturon lart në atmosferë për të shmangur trafikun ajror komercial si dhe reshjet atmosferike.

Fluturakja furnizohet me energji solare e bateritë e karikuara e ndihmojnë të qëndrojë në ajër gjatë udhëtimit natës – që do të thotë se nuk ka nevojë për zbritje për t’u mbushur.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve në një rreze nga Arizona në Belize të Amerikës Qendrore dhe anasjelltas.

Në anën tjetër Airbus i tha BBC se nuk të komentojnë asgjë lidhur me këtë fluturim. /Telegrafi/