Jesse Lingard është bërë shënjestër e klubit rus, Zenit St Petersburg – raporton ESPN.

Mesfushori i Manchester Unitedit, i cili ka edhe një vit kontratë me Djajtë e Kuq, pritet të largohet nga Old Traffordi në këtë afat kalimtar, ashtu që është duke i dëgjuar ofertat nga klubet e interesuara.


Është raportuar se anglezi është pranë kalimit të Tottenham Hotspur, megjithatë procesi është heshtur këto ditë.

JesseLingard 1 (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, Lingard mund të mendojë ta vazhdojë karrierën jashtë Ligës Premier dhe po i shqyrton opsionet.

Ndërkohë, Unitedi është duke planifikuar t’i ofrojë zgjatje njëvjeçare të kontratës, në mënyrë që të përfitojë nga shitja e tij në verën e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app