Në një prononcim për Telegrafi, Arbër Zeneli ka treguar pse mori vendim që t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka treguar se e ka pasur të vështirë ta braktiste kombëtaren e Suedisë, duke qenë se ai vend i ka dhënë shumë, por zgjodhi të ndiqte zemrën.


Dhe natyrisht se lidhja e gjakut dhe emocionale bënë që ai ta përfaqësonte Kosovën.

“Jam shumë krenar dhe po ndihem mirë, tani po presim përgjigjen e FIFA-s. A e kishe të vështirë të lësh përfaqësuesen e Suedisë? Normal që ishte, por Kosovën e zgjodha me zemër,  por Suedia më ka dhënë gjithçka”.

“Forma e mirë të Heerenveen?  Shpresoj ta vazhdoj këtë formë edhe me Kosovën. Ndeshja ndaj Kroacinë është e vështirë, ata kanë lojtarë të mirë, por ne do të luajmë si ekip”, ka thënë Zeneli. /Telegrafi/

telegrafi sport app