Zendaya mori pjesë në premierën botërore të filmit të saj të ri, “Spider-Man: No Way Home” , të hënën në mbrëmje - dhe aktorja sigurisht se na mahniti edhe një herë tjetër.

Për këtë event, aktorja 25-vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë dhe të zezë deri në dysheme, i cili ishte bërë me porosi nga Valentino dhe ishte i mbuluar me rrjeta me xixa.


Fustani kishte një dekolte dhe shpinë të hapur dhe një të çarë të lartë në kofshë.

zendaya spider man premiere ss post 11

Në pjesën e parë të tapetit të kuq, Zendaya kishte veshur edhe një maskë të zezë dantelle që i ngjante asaj që kishte mbajtur i dashuri i saj, Tom Holland, kur luante rolin e Spider-Man në film.

Holland, gjithashtu 25 vjeç, zgjodhi një kostum ngjyrë kafe për këtë rast.

tom zendaya 3 0 scaled

Flokët e Zendaya ishin gërsheta të lidhura në bisht, kurse te grimi kishte të veçantë formën e penelit të zi.

Si aksesorë kishte vendosur vath të vegjël, teksa pamjen e kompletoi me taka të zeza. /Telegrafi/

tom holland zendaya couple up spider man no way home premiere 11

tom holland zendaya couple up spider man no way home premiere 13

tom holland zendaya couple up spider man no way home premiere 17

tom holland zendaya couple up spider man no way home premiere 06

tom holland zendaya are picture perfect at spider man no way home premiere 16

GettyImages 1237220201