Zemra e thyer mund ta shkaktojë kancerin

“Sindroma e zemrës së thyer” mund të dëmtojë shumë më shumë sesa veç zemrën – thonë hulumtimet
Përderisa stresi ekstrem i humbjes së partnerit/partneres është ndërlidhur me probleme të zemrës në hulumtimet e mëhershme, një studim tjetër ka zbuluar se 1 në 6 njerëz me këtë sindromë gjithashtu kanë edhe kancer.
Llojet më të zakonshme të lidhura me këtë sindromë përfshijnë kancerin e gjirit, të mushkërive, të traktit gastrointestinal dhe limfomat.
‘Duket se ekziston një lidhje e fortë mes sindromës së zemrës së thyer dhe kancerit. Prandaj, rekomandohet që pacientët me këtë sindromë të bëjnë edhe kontrolle për kancer”, thotë autori i këtij studimi, Dr. Christian Templin.
Sindroma e zemrës së thyer, është një gjendje e përkohshme e zemrës që shpesh shkaktohet nga stresi i madh emocional ose fizik. Ajo mund të imitojë një sulm në zemër, por nuk është e shkaktuar nga bllokimi i arterieve koronare.
Kjo sindromë shkakton dhimbje të papritur dhe intensive në gjoks, gjithashtu edhe probleme me frymëmarrje që mund të ngatërrohet me sulm në zemër.
Këto simptoma janë reaksion i rritjes së hormoneve të stresit, transmeton Telegrafi.
Kjo gjendje ndikon që pjesa kryesore pompuese e zemrës të zmadhohet dhe kjo nënkupton se zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase.
Sindroma e zemrës së thyer mund të ndodh pas ngjarjeve shumë emocionale, siç është vdekja e ndonjë familjari, ndarja nga partneri/ja, etj. Edhe pse shumica e pacientëve shërohen plotësisht, ata që kanë gjithashtu kancer mund të kenë një prognozë më të keqe për shkak të sëmundjes themelore.
Përfundim
Sindroma e zemrës së thyer dhe kanceri ndajnë disa mekanizma të përbashkët dhe mund të ndërlidhen në disa raste. Për këtë arsye, pacientët me kancer duhet të monitorohen për komplikime kardiovaskulare, veçanërisht nëse përjetojnë stres të rëndë emocional ose fizik. /Telegrafi/


















































