LAJMI I FUNDIT:

Zemaj nga Bujanoci: Do të këmbënguli që shqiptarëve t’u ofrohen shërbimet mjekësore

Zemaj nga Bujanoci: Do të këmbënguli që shqiptarëve t’u ofrohen shërbimet mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar takim me kryetarin e  Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Pas përfundimit të këtij takimi, Zemaj ka thënë se ka ardhur këtu të shoh për së afërmi situatën epidemiologjike dhe me çka përballen shqiptarët e kësaj ane.

“Insistimi i jonë është që kujdesi për këta qytetarë të jetë i vazhdueshëm edhe me resurse tjera.


Në kuadër të kësaj bashkëbiseduam disa tema, dhe këto biseda do të konkretizohen edhe me veprime konkrete që shqiptarët e kësaj ane të ndihen të sigurte kur ju ofrohen shërbimet edhe nga qeveria e Beogradit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka theksuar se do të këmbëngul që shqiptarëve të Luginës së Preshevës tu ofrohen shërbimet sikurse qytetarëve të tjerë.

“Do të këmbënguli që testimi i qytetarëve dhe atyre që kërkojnë tretman spitalor të ofrohen edhe për shqiptarët e kësaj ane dhe të mos kemi dallime. Këta janë qytetarë të kësaj pjese i paguajnë taksat dhe duhet t’u ofrohen shërbimet”, tha Zemaj.

Kurse, Ragmi Mustafa ka falënderuar Zemajn për këtë vizitë, që siç tha ai po bëhet në këtë situatë të vështirë, si shkak i pandemisë COVID-19.

Zemaj së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani po viziton komunën e Bujanovcit.

Pas këtij takimi Zemaj do të vizitojë kryetarin Nagip Arifi, dhe shtëpinë e Shëndetit-COVID Ambulantën.

Po ashtu, gjatë ditës do të takohet me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori