LAJMI I FUNDIT:

Zemaj nënshkruan tri plane strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021

Zemaj nënshkruan tri plane strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar sot tri plane strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021.

Zemaj ka njoftuar se plani i parë i nënshkruar është Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021, plani i dytë është Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe plani i tretë është Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, transmeton Telegrafi.

“Këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor të lëmive gjegjëse dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore”, ka thënë Zemaj.


Zemaj në postimin e tij në Facebook, ka folur edhe për planin strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues.

“Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekspertizës në dispozicion, koordinimin e investitorëve në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshi burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturën për të realizuar aktivitete në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të tregueseve dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës te ne”, theksoi ai.

Ndërsa, për planin për parandalimin e infeksioneve spitalore, Zemaj ka pohuar se janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e këtyre infeksioneve.

“Gjithashtu, sa i përket Planit të veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e infeksioneve spitalore, përfshi mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani me shumë interes për pacientin dhe personelin shëndetësor”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori