LAJMI I FUNDIT:

Zelensky kërkoi armë me rreze të gjatë veprimi, Biden i prerë: SHBA nuk do të dërgojë në Ukrainë raketa që mund të arrijnë në Rusi

Zelensky kërkoi armë me rreze të gjatë veprimi, Biden i prerë: SHBA nuk do të dërgojë në Ukrainë raketa që mund të arrijnë në Rusi

Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara nuk ka në plan t’i dërgojë Ukrainës sistemin raketor që sipas tij mund të arrijë në Rusi.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës sasi të madhe të armëve të ndryshme, që nga pushtimi rus që filloi më 24 shkurt, transmeton Telegrafi.

Ishte pikërisht presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që i pati kërkuar SHBA-ve një sistem të tillë raketor, që sipas tij do ta ndërronte “rrjedhën” e luftës në Ukrainë.


Megjithatë lajmi për mos dërgimin e sistemit raketor me rreze të gjatë veprimi, vjen në kohën kur së fundmi është diskutuar shumë që Ukraina mund ta sigurojë një të tillë.

Kujtojmë që sistemi raketor me rreze të gjatë veprimi do të mund të shkrepte predhat që arrijnë brenda territorit të Rusisë – dhe kjo do të mund të nxiste një zgjerim të konfliktit.

Madje ishte pikërisht presidenti amerikan që hodhi poshtë zërat se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës një sistem të tillë raketor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Veterani i ushtrisë amerikane bën përparim 'të pabesueshëm' pas transplantimit të parë të syrit në botë

Veterani i ushtrisë amerikane bën përparim 'të pabesueshëm' pas transplantimit të parë të syrit në botë

Botë
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Brenda Pokrovsk - qytetit jetik ukrainas

Brenda Pokrovsk - qytetit jetik ukrainas

Evropa
Kalo në kategori