LAJMI I FUNDIT:

Zelensky falënderon kryeministrin britanik për raketat me rreze të gjatë veprimi “Storm Shadow”

Zelensky falënderon kryeministrin britanik për raketat me rreze të gjatë veprimi “Storm Shadow”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter ka falënderuar kryeministrin britanik Rishi Sunak për raketat e lundrimit me rreze të gjatë.

“Pata një telefonatë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. Faleminderit për rritjen e konsiderueshme të aftësive tona me raketat me rreze të gjatë “Storm Shadow” dhe ndihma të tjera të pazëvendësueshme ushtarake”, deklaroi Zelensky në një postim, transmeton Telegrafi.


“Ne diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe koordinuam pozicionet tona në prag të ngjarjeve të ardhshme ndërkombëtare. Në veçanti, ne kemi nevojë për sinjale të qarta për të ardhmen e Ukrainës me NATO-n”.

Arma që “mund të ndryshojë lojën”: Mbretëria e Bashkuar konfirmon se po furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi 'Storm Shadow'
Lexo po ashtu Arma që “mund të ndryshojë lojën”: Mbretëria e Bashkuar konfirmon se po furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi 'Storm Shadow'

Dje, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte raketa lundrimi me rreze të gjatë.

Zelenskiy pritet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius të Lituanisë në korrik, por ka kërkuar në mënyrë të përsëritur hapa më konkretë që Ukraina të bashkohet me aleancën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori