LAJMI I FUNDIT:

Padi penale kundër Jovo Vangellovskit dhe nëntë gjykatësve tjerë (Video)

Padi penale kundër Jovo Vangellovskit dhe nëntë gjykatësve tjerë (Video)

Shoqata “Zelena Lupa” njoftoi se sot do të publikojë paditë penale të dorëzuara në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe iniciativat për mbajtje të përgjegjësisë nga gjykatësit, të dorëzuara në Këshillin për vërtetimin e fakteve.

Këto padi dhe iniciativa shoqata “Zelena Lupa” i ka dorëzuar ndaj gjykatësve që sipas tyre, janë përgjegjës për arratisjen e dy të akuzuarve nga PSP-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Padi penale dhe iniciativa për mbajtje të përgjegjësisë do të ngriten për gjykatësit të cilët janë përgjegjës për ikjen e të akuzuarve dhe për të cilët ekzistojnë dyshime për përgjegjësi në lidhje me ikjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit”, thonë nga “Zelena Lupa”.

Ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovski dhe punonjësi Nikolla Boshkovski, nuk do ta marrin rrogën e muajit gusht nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëdhënia e tyre e punës ka pushuar, prej kohës kur është caktuar paraburgimi, ka sqaruar ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Më saktë shoqata ka dorëzuar padi penale kundër 10 gjykatësve, mes të cilëve edhe për kryetarin e Gjykatës së Laertë-Jovo Vangellovski. Të gjithë të raportuarit sillen nga lënda e PSP-së.

Padi penale është dorëzuar edhe kundër gjykatësve: Lenka Davitovska, Tatjana Mihajllova, Dijana Gruevska, Liljana Shopova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq, Faik Arsllani, Risto Katavenoski dhe Xhemail Saiti.

Këto padi dhe iniciativa shoqata “Zelena Lupa” i ka dorëzuar ndaj gjykatësve që sipas tyre, janë përgjegjës për arratisjen e dy të akuzuarve nga PSP-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Përndryshe i arratisuri Grujovski dhe Boshkovski, janë në arrati prej 26 korrikut, të cilët akuzohen në lëndën ‘Fortesa’ dhe ‘Shënjestra’./Telegrafi/