LAJMI I FUNDIT:

Zekolli: BDI bën dashuri, populli ngelet shtatzënë

Zekolli: BDI bën dashuri, populli ngelet shtatzënë

Duke folur mbi skandalin e fundit të bisedës telefonike mes ish zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes së BDI-së Emira Mehmeti, Zekolli tha se sjelljet intime private janë plotësisht të natyrshme, por ajo që është karakteristike është aspekti i përgjegjësisë të cilës të gjithë duan t’i ikin.

“Nëse ju e keni të drejtën si i moshuar të bëni çfarë të doni pas katër mureve apo në celular, por nëse ajo që ju e bëni për t’ju shantazhuar për të sjellë ndonjë veprim politik apo mos të sjellë veprim politik, nuk është puna a jeni të moralshëm, por a jeni të përgjegjshëm. Pse?. Sepse ndoshta ju çoni dashuri, por ne jemi duke mbet shtatzënë.”, tha Zekolli në emisionin INTERVISTA në tv Shenja.

Sipas Zekollit, kjo papërgjegjshmëri eskalon dhe bëhet kulturë e përgjithshme, dhe nuk është sjellje e civilizuar apo evropiane siç kishte deklaruar Ali Ahmeti. Ai shtoi se nuk mjafton vetëm shkarkimi nga postet politike, por duhet të ketë përgjegjësi me sanksione konkrete, përndryshe sipas Zekollit do mbizotëroj edhe më tej anarkia.


“Kam frikën se mund të hasim në një situatë ku raportet private brenda partiake të pasqaruara, të padefinuara, do barten në skenën politike dhe do ndikojnë edhe në raportet ndëretnike, edhe në raportet ndërnjerëzore, por edhe në raportet me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Zekolli.

Ai shtoi se gjendja në vend është shumë më serioze sesa e mendojmë. Zgjidhja nuk mund të vjen nga katër partitë më të mëdha në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori