Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka thënë se Qeverinë e re e presin një mori detyrash.
Madje sipas Zekës, nuk ka kohë për të pritur, duke marrë për bazë vonesat në zbatimin e shumë masave në mbështetje të ndërmarrjeve nga Ligj për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai tha se zbatimi i masave duhet të ndodhë në 100 ditshin e parë të qeverisjes së Albin Kurtit, në përkrahje të atyre që janë goditur më së shumti nga pandemia COVID-19.
“Qeverinë e presin një mori detyrash për të cilat nuk ka shumë kohë për të pritur, duke pasur parasysh vonesat në zbatimin e shumë masave në mbështetje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur masa që janë paraparë me të ashtuquajtur Ligj për Rimëkëmbje Ekonomike, një pjesë e madhe e masave sidomos atyre monetare nuk janë zbatuar asnjëherë”, tha Zeka në një intervistë për Ekonomia Online.
“Kështu mund të vazhdojë zbatimin e këtyre masave apo nëse nuk pajtohet me përmbajtjen e projektligjit mund të iniciojë ndryshimin e tij ose nxjerrjen e një ligji të ri i cili do të adresonte edhe kërkesat e ndërmarrjeve të sektorit privat. Kjo duhet të ndodhë në 100 ditshin e parë të Qeverisë dhe të shohim zbatim më korrekt të masave në përkrahje të punonjësve të goditur nga pandemia”, shtoi ai.
Mes tjerash, Zeka tha se do të shkojnë dy vjet deri në rimëkëmbjen e plotë të ekonomisë, duke shtuar se duhet të punohet ne ruajtjen e vendeve të punës.
“Në këtë moment kohor nuk mund të flasim për muaj të rimëkëmbjes ekonomike, por për vite ashtu siç është paraparë në skenarin më të mirë dy vjetët e ardhshme që të kemi një rimëkëmbje të plotë të gjitha dëmeve të shkaktuara pas shpalljes së pandemisë në nivel nacional në rastin e Kosovës. Ajo çfarë duhet është vazhdim i masave mbështetëse sepse është e nevojshme që të arrijmë të ruajmë dhe shpëtojmë sa më tepër ndërmarrje dhe vende të punës”, është shprehur ai.
Zeka shtoi se bizneset dhe qytetarët duhet të zbatojnë masat e rekomanduara nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e shëndetit në mënyrë që mos te ketë bllokadë të re.
“Shpresoj që numrat të cilët i kemi parë ditëve të fundit sa i përket infektimeve nuk do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim edhe nuk do të detyrojnë autoritet që të vendosin bllokadë të re qoftë të jetës ekonomike apo edhe jetës sociale. Unë besoj që as ndërmarrjet vetë dhe as shteti nuk ka kapacitete të nevojshme për të mbështetur këto ndërmarrje aktiviteti i të cilave do të kufizohej. Është e rëndësishme që bizneset dhe qytetarët të zbatojnë masat e rekomanduara nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e shëndetit t tyre që të mos ketë bllokadë të re”, ka përfunduar Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame