LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Qeverisë për zgjedhjet në veri: Ka shkelje të asaj për çfarë është biseduar në Bruksel

Zëdhënësi i Qeverisë për zgjedhjet në veri: Ka shkelje të asaj për çfarë është biseduar në Bruksel

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me takimin e 2 majit në Bruksel që pritet të mbahet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se takimet e radhës tash e tutje gjithmonë do ta kenë në fokus zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Takimi i radhës tash e tutje gjithmonë do ta ketë në fokus zbatimin e marrëveshjes. Ka qenë një ndërmarrje shumë e madhe që e ka mundësuar një dakordim të tillë, do të mundësohet zbatimi i plotë i saj. Në kuadër të asaj marrëveshjeje, është një çështje që kërkon urgjencën, dhe në të njëjtën kohë e ka edhe në tekst fjalën “urgjencë”, është ajo për të “zhdukurit me dhunë” dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Kurti.

Në RTV Dukagjini Kryeziu ka thënë se gjatë kësaj jave, kryeministri Kurti do të takohet me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak për të cilën edhe Kurti e ka konfirmuar më herët me të cilin do të caktohet agjenda e takimit të 2 majit.


“Kalimi i fazës së parë për anëtarësim në KiE”, Kryeziu e quan motiv shtesë për shtetin e Kosovës

Kryeziu në lidhje me atë që Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës ka thënë se Republikës së Kosovës iu pranua aplikimi në këtë organizatë pas një pauze të gjatë të anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.

Sipas tij që nga fillimi kritikët e kanë konsideruar veprim të pamatur aplikimin e Kosovës në KiE.

Ai ka thënë se tashmë duhet të mbahet kontakti me shtetet anëtare që e kanë mbështetur këtë dhe se ky hap i rëndësishëm ka një ndikim pozitiv në rritjen e performancës së sistemit të drejtësisë në Kosovë kështu duke përmendur mundësinë e qasjes në Gjykatën e Strasburgut.

“Le të jetë një motiv shtesë që të kemi reforma më të shpejta në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu: Arrestimi i Nagip Krasniqit nuk është rastësi

Kryeziu e ka quajtur si një lloj “cinizmi” të Prokurorisë Speciale vendimin për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Është një cinizëm në veprimin e Prokurorisë në arrestimin e kryeshefit, është shumë interesant që prokuroria e merr këtë vendim në ditën e nënshkrimit të liberalizimit të vizave. Nuk është rastësi, është aktori i njëjtë që ka pasë përgjegjësinë e njëjtë të ua liberalizojë vizat qytetarëve, e në atë ditë tregon që mund të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij gjyqi ndaj Krasniqit nuk mund të bëhet nga njerëzit dhe parlamenti, por nga organet përgjegjëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori