Qeveria në detyrë ka shkarkuar të premten Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (SSSKUK).
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se bordi është shkarkuar pasi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka bërë shkelje të ligjit dhe rregulloreve.
“Arsyetimi i këtij vendimi është dhënë në vendim të Qeverisë në detyrë të Kosovës i cili arsyetim bazohet mbi faktin se bordi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e parapara dhe të përcaktuara në statutin e SHSKUK-së dhe nuk ka arritur objektivat e parapara”.
“Në të njëjtën kohë ka pasur një menaxhim jo të mirë me shpenzimet duke mos i marr parasysh nevojat e prioritetet e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Poashtu duke u bazuar në të gjeturat e zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe poashtu edhe të Auditorit Kombëtar, ne kemi gjetur që ky bord ka bërë shkelje të ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe rregulloren mbi Shpenzimet e Parasë Publike”, thotë ai për EO.
Për anëtarin e VV-së Mirsad Shkretën, që u emëruar si pjesë e këtij bordi, Kryeziu tha se nuk ka asnjë koment.
“Nuk kam përgjigje”, tha shkurt ai.
Qeveria ka emëruar Bordin e Ri në përbërje: Dr. Agreta Geca -Gashi, Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Dr. Aida Rexhepi, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; Dr. Xhevat Jakup, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; Dr. Diana Dafota, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë; Dr. Sadete Hadri, Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; Dr. Mirsad Shkreta, Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.
Kryesues i Bordit Drejtues të SSSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat njëvjeçar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova