LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së: Vdekja e të riut nga Gjilani erdhi si pasojë e dështimit të Qeverisë

Zëdhënësi i PDK-së: Vdekja e të riut nga Gjilani erdhi si pasojë e dështimit të Qeverisë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi tha se vdekja e të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve erdhi si pasojë e dështimit të Qeverisë dhe hallkave institucionale të cilat në vazhdimësi i kishin injoruar kërkesat e tij dhe prindit të tij që të lirohet për shkaqe shëndetësore.

Bytyçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se veprimet kundër ligjore dhe kundër kushtetuese të Arben Vitisë dhe Xhelal Sveçlës i kanë kushtuar një qytetari me jetë.


Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë
Lexo po ashtu Vdes një person pasi u hodh nga kati i katërt i konviktit në Prishtinë

Lexoni të plotë postimin e Bytyçit:

“Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi dje se nuk do të jap dorëheqje, ndërsa bashkë partiaku i tij Xhelal Sveçla ftoi për një hetim të pavarur e të shpejtë. Të dy qëndrimet janë absurde e kontradiktore pasi që vet z. Vitia dhe u.d. i Ministrit në detyrë, Sveçla duhet të jenë subjekt të një hetimi të pavarur për neglizhencën e treguar për rastin e Agon Musliut

Vdekja e Agonit ka ardhur si rezultat i dështimit të Qeverisë dhe hallkave institucionale të cilat në vazhdimësi i kishin injoruar kërkesat e tij dhe prindit të tij që të lirohet për shkaqe shëndetësore.

Dorëheqja jepet pikërisht që të krijohen kushtet për hetime të plota e të pavarura, ku personat përgjegjës largohen nga institucionet në mënyrë që të mos kenë mundësi të ndërhyjnë në hetimin e pavarur. E kundërta, mund të sjell proces të dëmtuar, të deformuar me prova apo të ndikuar tek dëshmitarët potencialë të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me hetuesinë.

Dorëheqja e tyre është madje e vonuar, këta dy zyrtarë të lartë të Qeverisë në detyrë Kurti, duhej të ishin dorëhequr kur vendimet e tyre personale për masat e kufizimit të lëvizjes u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Veprimet kundër ligjore dhe kundër kushtetuese të Arben Vitisë dhe Xhelal Sveçlës i kanë kushtuar një qytetari me jetë. Ndërsa vetë situata e pandemisë nuk mund të përdorët si arsyetim për këtë neglizhencë të pafalshme.

Dorëheqja e Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës nuk është një obligim moral për t’i lënë drejtësisë mundësi të veprojë por është obligim ligjor që çdo zyrtar publik duhet ta bëj kur ai vet është përgjegjës në një situatë të tillë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori