LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së me kritika të ashpra për Kurtin: Premtoi shpresë ofroi zhgënjim

Zëdhënësi i PDK-së me kritika të ashpra për Kurtin: Premtoi shpresë ofroi zhgënjim

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka hedhur nga varg kritikash në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se gjithçka që premtoi Kurti, doli e kundërta e saj.


Abdullahu thotë se ky kryeministër dhe kjo Qeveri, gjithçka që ka premtuar për vota, e ka bërë të kundërtën në pushtet.

“Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim.

Premtoi zbritje të çmimit të energjisë, solli vetëm terr dhe ngritje enorme të çmimit.

Premtoi ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, të gjitha çmimet po ngriten gjatë qeverisjes së tij.

Premtoi që nuk ka dialog pa kushte dhe kërkimfalje të Serbisë, përfundoi në dialog teknik.

Premtoi luftë kundër korrupsionit, qeveria e tij përfundoi në shumë afera korruptive dhe mbrojtje të tyre.

Premtoi punësim për të rinjtë, ofroi zhgënjim dhe mbushi dyert e ambasadave me mijëra të rinj e të reja profesionistë.

Premtoi çkapje të bordeve, i mbushi ato me familjarë e militantë partiak.

Premtoi mbulimin e sigurimeve për automjete për bashkatdhetarët, i mashtroi me byrokraci dhe maltretime të turpshme.

Premtoi dialog social me punëtorët, po i injoron dhe nuk po i takon fare sindikatat.

Premtoi mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, po vazhdon të shesë prona shoqërore me valë të reja të privatizimit.

Premtoi zhvillim ekonomik, solli vetëm varfërim dhe krizë ekonomike për qytetarët.

Premtoi projekte të mëdha kapitale, ndërsa në gjysmën e mandatit nuk e ka realizuar ende asnjë investim kapital, zero e madhe e progresit”.

Tutja zëdhënësi i PDK-së thotë se mungesa e kompetentencës dhe dijes po e degradon secilën sferë të jetës politike, shoqërore e shtetërore, çdo ditë.

“Përtej mashtrimit, qytetarët sot, po jetojnë më keq, më të pasigurt për të ardhmen dhe me frikë për gjendjen e tyre”.

“Si ta quajmë këtë Kryeministër dhe këtë Qeveri me këto rezultate, me ndryshime drastike mes premtimeve dhe qeverisjes? Keq, shumë keq! Premtoi shpresë ofroi zhgënjim”, ka përfunduar Abdullahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori