LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i KEDS-it: Krejt Kosova ka rrymë, mos iu besoni rrenave

Zëdhënësi i KEDS-it: Krejt Kosova ka rrymë, mos iu besoni rrenave

Pas raportimeve se ka ndalje të energjisë elektrike në zonat e caktuara në Kosovë, ka reaguar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në tërë Kosovën ka energji elektrike dhe se të gjitha spekultimet për mungesë të rrymës janë gënjeshtra.


Sipas tij, postimet në Facebook duket sikur Kosova është në terr, thotë se nga dritarja po duken dritat gjithandej.

“Kur po e shoh Facebookun ta merr mendja krejt Kosova eshte ne terr. Veç po e zgjati kryte ne dritare dhe po shoh drita gjithandej. Edhe monitorimi online i KEDS’it me thote qe krejt Kosova ka rryme. Mos iu besoni rrenave!”, ka shkruar Buzhala.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve të energjisë dhe se do të bëhet maksimumi për të ruajtur furnizimin e rregullt.

Kurti ka treguar se dy blloqe të termocentralit Kosova B aktualisht janë jashtë funksionit, ndërsa ka thënë se situatë të ngjashme ishte javën e kaluar kur tri blloqe të Kosova A ishin jashtë funksionit shkaku i avarive.

“Kriza energjetike që ka prek gjithë vendet e rajonit dhe botës ka ardhur edhe tek ne. Kosova ret nga importet për të mbajtur dritat ndezut. Dy blloqe të termocentralit B aktualisht janë jashtë funksionit, një situatë të ngjashme kemi pasur edhe javën e kaluar por e kemi menaxhuar. Në këtë koment kemi diku 390 megavat prodhim. Kostti ka menaxhuar me sukses deri më tash situatën, pavarësisht pengesave nga Serbia. Deri më tash këto ndërmarrje kanë mbajtur barrën e krizës energjetike. Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për çmimin e importeve”, ka thënë Kurti në konferencë për media./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori