LAJMI I FUNDIT:

Zbutet AKR-ja, nuk ka vija të kuqe për Veselin e Haradinajn

Zbutet AKR-ja, nuk ka vija të kuqe për Veselin e Haradinajn

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjërën prej partive politike. Ka thënë se janë për ndërtimin e institucioneve dhe jo bllokimin e tyre. Ky zyrtar i AKR-së ka thënë se ende s’ka vendim nëse do të votojnë pro Veselit për kryetar të Kuvendit e as për Haradinajn kryeministër.

Dështimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes për ndërtimin e një koalicioni paszgjedhor i ka hapur rrugë Aleancës Kosova e Re të konsiderojë mundësinë për të ndërtuar institucionet me PDK-në, AAK-në e NISMA-n.


Ultimatumi i AKR-së, tashmë, ka kaluar.

Por, në Partinë e Pacollit thonë se ende s’ka vendim lidhur me një koalicion të mundshëm me PAN.

Islam Pacolli ka thënë se s’kanë vija të kuqe për asnjë parti e as person në Kosovë. Ka konfirmuar se AKR është pro ndërtimit të institucioneve e jo bllokimi të Kosovës

“AKR nuk ka pasur vija të kuqe. Por, AKR i ka principet e veta. AKR bazuar në principe dhe vendimet që merr shkon përpara”, ka thënë Islam Pacolli, kur është pyetur nëse Partia e Pacolli ka qëndrim për të mos votuar pro Veselit e Haradianjt.

“AKR, gjithmonë, ka qenë për ndërtimin e institucioneve dhe ndërtimin e vendit. Është mirë që partitë politike t’i heqin interesat e ngushta personale dhe ta shikojnë vizionin e AKR-së që është në dobi të qytetarit”, ka shtuar Pacolli, të shtunën, për Express.

Pacolli ka thënë se AKR ende s’ka vendim lidhur me ndërtimin e ndonjë koalicioni të ri.

“Natyrisht, se jo, partia merr vendim në koordinim me Presidentin”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e fundit, AKR ka siguruar të paktën katër deputetë. Përpos Behgjet Pacollit në listë për në Parlament janë edhe: Labinot Tahiri, Korab Sejdiu e Islam Pacolli.

Partia e Pacolli lidhi koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe sipas rezultateve fillestare ka marrë të paktën katër deputetë.

Numrat e AKR-së mund të jenë vendimtar për të ndërtuar Qeverinë e re me Ramush Haradinajn dhe koalicionin PAN.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori