Zbuloni personalitetin tuaj nga gishtat e këmbës; sekretet që fshihen pas gjatësisë

Trupi ynë mund të zbulojë shumë veçori të personalitetit dhe këtë e dimë tashmë. Forma e hundës, mënyra se si qëndroni ulur në karrige, por edhe gishtat e këmbës gjithashtu mund të zbulojnë disa veçori për ju
A është gishti i dytë i këmbës më i madh se i pari? A kanë gishtërinjtë e tu gjatësi të ndryshme apo janë pothuaj të gjithë me të njëjtën gjatësi?
Sipas gjatësisë së gishtave, këmbët mund t'ju tregojnë se çfarë personi jeni.
Këmba e zakonshme
Ky është lloji më i zakonshëm i këmbës. Nëse këmbët tuaja janë kështu, ju jeni një njeri shumë i ekuilibruar.
Jeni spontanë dhe socialë: pëlqeni të takoni njerëz të rinj dhe gjithmonë jeni të hapur për përvojat e reja. Ju pëlqen të udhëtoni, sepse ju pëlqen të eksploroni kultura të ndryshme.
Këmba e “flakës”
Gjëja që bie në sy këtu është që gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh. Nëse keni këtë lloj këmbe, jeni një person shumë sportiv. Jeni gjithashtu edhe krijues: ju pëlqen të mendoni për gjëra të reja.
Për shkak të entuziazmit që ju karakterizon, ju i fitoni shumë lehtë njerëzit dhe i bëni ata t’ju besojnë ju. Por gjithashtu mund të jeni edhe impulsivë ndonjëherë.
Me këtë lloj këmbe, të gjithë gishtërinjtë janë afërsisht në të njëjtën gjatësi. Ju jeni një mendimtar i vërtetë; ju pëlqen të shkoni me kujdes dhe të merrni një vendim aktual.
Jeni një person praktik dhe jeni gjithashtu shumë i besueshëm.
Këmba e shtrirë
Kjo këmbë është relativisht e gjatë dhe gishtërinjtë kalojnë pak nga njëri-tjetri. Nëse e keni këtë lloj këmbe, jeni një person introvert.
Ju keni thellësi të fshehura. Ju mund të jeni impulsiv dhe disponimi juaj mund të lëkundet me të vërtetë shpejt. /Telegrafi/








































