LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet tuneli që lidhte SHBA-të me Meksikën, arrestohen gjashtë persona – policia sekuestron 800 kilogramë kokainë

Zbulohet tuneli që lidhte SHBA-të me Meksikën, arrestohen gjashtë persona – policia sekuestron 800 kilogramë kokainë

Një tunel i gjatë që përdorej për transportimin e drogës nga kartelët meksikanë, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në SHBA.

Ky tunel lidhet Tijuana në Meksikë dhe çonte drejt San Diegos në SHBA, transmeton Telegrafi.


Me një gjatësi prej 531 metrave, tuneli kishte edhe binarë treni, energji elektrike dhe sistem për ventilimin e ajrit.

Autoritetet amerikane të sigurisë më herët kishin vëzhguar pronën që ishte përdorur dikur si stallë, por që në fakt brenda saj fshihej kokainë që më pas transportohej në destinacione të ndryshme.

Pas ndërhyrjes së policisë është sekuestruar kokainë, metamfetaminë dhe heroinë. Gjithashtu u arrestuan gjashtë persona që po akuzohen për trafikim me lëndë narkotike.

Zyra e Prokurorit në Kaliforni, njoftoi se bëhet fjalë për 799 kilogramë kokainë të sekuestruar, 74 metamfetaminë dhe 1.5 kilogram heroinë.

Ndërkaq të dyshuarit janë të moshuar nga 31 deri në 55-vjeç, të cilët nëse shpallen fajtorë do të dënohen me burgim  të përjetshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori