Drejtori i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qytetin e Durrësit ka lajmëruar se gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth, u gjet një magazinë e tipit stallë, ku bëhej falsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Sipas tij, këto produkte etiketoheshin me etiketa false.

shek 2


Aktualisht trupa inspektuese nën drejtimin e Drejtorit Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës, Sefer Sefa, janë prezent në vendngjarje, transmeton Shekulli.

shek 5

“Unë jam këtu për të vepruar sipas ligjit dhe për të menduar për shëndetin publik e cila është pjesa më e rëndësishme e institucionit të cilin përfaqësoj, për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore. Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullatës”. /Top Channel/