LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skema e futjes së prostitucionit në burgje

Zbulohet skema e futjes së prostitucionit në burgje

Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite, nga bosët e krimit në burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special pesë orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgosurit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare.

Një burim nga departamenti juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve i shpjegoi Top Channel se si funksiononte kjo skemë. Ligji tha ky burim ia njeh të drejtën të burgosurve të zhvillojnë takime speciale edhe me ato që konsiderohen si bashkëjetuese.


Prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese. Për të treguar se ato ishin partnere të personave në qeli, mjafronte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 3 mijë lekë përmes të cilit ato deklaronin se ishin partnere ose bashkëjetuese.

Deri më sot kaq mjaftonte për një femër për të dëshmuar se ishte bashkëjetuese e një të burgosuri. Por në fakt sipas ligjit për të dëshmuar se je bashkëjetuese e dikujt duhen të paraqiten një mori me prova.

Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie, etj.

Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër burgjet shqiptare.

Top-Channel ka parë një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ku u kërkohet të gjithë zyrave juridike në burgje të mos mjaftohen me një vërtetim të noterizuar.

Urdhëri kërkon që të zbatohen kërkesat e Kodit të Familjes se kush quhet bashkëjetues. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori