Bëhet i ditur orari i javës së parë në Ligën Premier për edicionin 2020/21
Është zbuluar orari për javën e parë për ndeshjet e Ligës Premier në edicionin 2020/2021.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga liga angleze se cilat do të jenë takimet për xhiron e parë për edicionin e ri.
Nëse gjithçka shkon si duhet dhe coronavirusi nuk është sërish shkaktari, Liga Premier do të fillojë me edicionin e ri më 12 shtator.

Në javën e parë, parashihet që ndehsja mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit që zhvillohet në Old Trafford, të jetë derbi.
Kampioni në fuqi, Liverpooli do të jetë mysafir i West ham Unitedit, derisa Manchester City do të pres Crystal Palacen.
Chelsea do të ketë punë me Southamptonin, ndërsa Tottenhami do të mirëpret Aston Villën.
Përballjet e plota të mundshme në javën e parë të Ligës Premier:
Brighton vs Sheffield Utd
Chelsea vs Southampton
Everton vs Fulham
Leeds vs Newcastle
Man City vs Crystal Palace

Man Utd vs Arsenal
Tottenham vs Aston Villa
West Brom vs Burnley
West Ham vs Liverpool
Wolves vs Leicester. /Telegrafi/






























