Zbulohet numri i opinionistëve për edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Kosova

Data e nisjes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova po afrohet me shpejtësi, dhe emocionet mes fansave të formatit janë gjithnjë e më të mëdha.
Spektakli më i ndjekur televiziv në Kosovë do të fillojë zyrtarisht më 17 nëntor, duke shënuar rikthimin e një prej prodhimeve më të përfolura të televizionit.
Edhe pse deri më tani janë zbuluar pak detaje rreth përmbajtjes dhe konkurrentëve të këtij edicioni, pritshmëritë janë të larta.

Si çdo vit, surprizat më të mëdha pritet të zbulohen pikërisht gjatë natës së parë të spektaklit, kur publiku do të njihet me banorët e rinj që do të hyjnë në shtëpi.
Moderatorja Jonida Vokshi ka ndarë së fundmi disa informacione për ndjekësit e saj në seksionin “pyetje-përgjigje” në Instagram, duke konfirmuar se, ashtu si në edicionet e kaluara, numri i opinionistëve do të jetë dy.
Megjithatë, emrat e tyre ende nuk janë bërë publikë, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen për atë që do të ndodhë më 17 nëntor.



























































