LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një nga misteret më të mëdha të shekullit XX?

Zbulohet një nga misteret më të mëdha të shekullit XX?

Misteri rreth asaj që ndodhi me piloten Amelia Earhart – gruaja e parë që fluturoi e vetme përtej Oqeanit Atlantik – mund të zgjidhet përfundimisht.

Zhytësit besojnë se më në fund kanë gjetur aeroplanin e saj të shtrirë në fund të Oqeanit Paqësor – afër vendit ku fluturakja amerikane u zhduk në vitin 1937, transmeton Telegrafi.


Që nga zhdukja e saj – gjatë udhëtimit të saj më ambicioz – miliona dollarë janë shpenzuar për gjetjen e rrënojave.

Ekspertët kanë pyetur prej kohësh se ku fshihet trupi i pilotes – dhe ky mund të jetë një zbulim i madh në këtë rast.

Pasi skanuan 8,368 kilometra të shtratit të detit pranë pozicionit të fundit ku besohet të ketë kaluar Earhart, studiuesit e Deep Sea Vision besojnë se mund të kenë gjetur aeroplanin e saj “Lockheed 10-E Electra”.

Ekipi prej 16 personash kaloi muaj të tërë duke eksploruar Oqeanin Paqësor me një dron super të avancuar nënujor.

Dhe përpjekjet e tyre si duket më në fund po japin rezultat.

Pesëmbëdhjetë mistere të shkencës që nuk i ka zbuluar askush (Foto)
Lexo po ashtu Pesëmbëdhjetë mistere të shkencës që nuk i ka zbuluar askush (Foto)

Kjo organizatë njoftoi gjatë fundjavës se ka zbuluar një objekt në formë aeroplani të shtrirë në dyshemenë e oqeanit afër ishullit Howland, midis Fixhit dhe ishujve Havai.

“Më 2 korrik 1937, Amelia Earhart dhe navigatori Fred Noonan u nisën nga Papua Guinea e Re, për të përfunduar një udhëtim rekord, por nuk u pane kurrë”, shkroi në X, Deep Sea Vision.

“Deep Sea Vision gjeti atë që duket të jetë aeroplani i pilotes Earhart, Lockheed 10-E Electra”, thuhet tutje në postim. /Telegrafi/