LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet më në fund ‘arsyeja e vërtetë’ e largimit të Ben White nga kombëtarja e Anglisë

Zbulohet më në fund ‘arsyeja e vërtetë’ e largimit të Ben White nga kombëtarja e Anglisë

Arsyeja kryesore e vendimit të Ben White për t’u larguar nga skuadra e Anglisë në Kupën e Botës është zbuluar më në fund nga mediat britanike.

White nuk u përfshi në skuadrën e Tre Luanëve për miqësoret e ardhshme kundër Brazilit dhe Belgjikës dhe nuk është paraqitur për Anglinë që nga viti 2022.

Në konferencën e tij për shtyp pas përzgjedhjes së skuadrës, Southgate zbuloi se një anëtar i stafit të lartë të Anglisë kishte marrë një telefonatë nga drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, duke konfirmuar se White nuk ishte në dispozicion.


Në të njëjtën konferencë për shtyp, Southgate përsëriti se nuk kishte asnjë problem midis White dhe Steve Holland, ndihmës menaxherit të Anglisë.

Gareth Southgate zbulon lojtarin e Anglisë që po refuzon të luajë për kombëtaren
Lexo po ashtu Gareth Southgate zbulon lojtarin e Anglisë që po refuzon të luajë për kombëtaren

Mediumi The Athletic që atëherë ka pohuar se dyshja kishin një shkëmbim fjalësh apo përplasje verbale gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”, me yllin e Arsenalit që u kthye në shtëpi nga skuadra për “arsye personale” disa ditë më vonë.

Edhe mediumi The Telegraph tani ka pohuar se ka pasur vërtet një shkëmbim mes White dhe Holland, i cili u zhvillua së bashku me anëtarët e tjerë të skuadrës.

Thuhet se biseda filloi me Holland duke pyetur Kyle Walker për performancën e Manchester Cityt gjatë sezonit 2021/22.

Kur i bëri White të njëjtën pyetje për Arsenalin, pretendohet se mbrojtësi tha se nuk e dinte përgjigjen dhe Holland thuhet se është përgjigjur me ‘sepse White nuk ishte mjaftueshëm i interesuar për futbollin’.

Zbulohen 'tre arsyet' e Ben White për refuzimin e thirrjeve nga Anglia
Lexo po ashtu Zbulohen 'tre arsyet' e Ben White për refuzimin e thirrjeve nga Anglia

Raporti shton se sidoqoftë, nuk kishte asnjë ‘sherr’ mes White dhe Holland, me dyshen që më pas mbajtën një diskutim privat pas fjalosjes fillestare dhe Southgate dhe stafi i tij besonin se nuk kishte më një problem përpara se White të largohej nga Skuadra e Anglisë.

Gjithashtu pretendohet se problemi dukej se ishte ‘çështja e respektit të dhënë për lojtarin’, me çështjen ‘përfundimisht që çoi’ në largimin e White nga skuadra. Raporti gjithashtu pretendon se çështja ‘do të thotë se ai ka zgjedhur të mos luajë më pas’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori