Santiana Maloku është njëra nga banoret që ka bërë zhurmë të madhe brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo është komentuar shpesh për raportin me Ylli Dervishin, ndonëse ua ka bërë të gjithëve me dije se ka të dashur jashtë.


E njëjta e ka përmendur në shumë raste, por që për shkak të veprimeve ndaj Bucit, është paragjykuar nga konkurrentët.

Screenshot 23 18 Foto: Facebook

Sidoqoftë, së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e të dashurit të Santianës.

Bëhet fjalë për një imazh ku shfaqen së bashku, me anë të së cilës ia ka uruar ditëlindjen.

Screenshot 24 18 Foto: Screenshot/YouTube

Santiana nga ana tjetër brenda shtëpisë nuk ka bërë të ditur detaje të tjera në lidhje me personin që ia ka rrëmbyer zemrën.

Ajo ka theksuar disa herë se e do shumë dhe për të do ta linte edhe garën. /Telegrafi/

Screenshot 25 15 Foto: Screenshot/YouTube