Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve.

Ai u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe që pas përfundimit të kësaj aventure, ai ka qenë vazhdimisht në fokusin e fansave.


Së fundmi, këngëtari shkodran në një intervistë të shkurtër të dhënë në pas-ndejën e BBVA të dielën, zbuloi se çfarë kishte bërë pas dasmës.

345243349 956726698702701 6289658869221838874 n

"Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf", deklaroi këngëtari shkodran, duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ajo nuk ishte prezente atë natë në dasmën e cila u mbajt në natën finale, ku Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në Bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj, në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.

Luizi është fitues i garës së madhe e cila kishte shpërblimin prej 100 mijë eurosh, gjersa me nga 10 mijë u shpërblyen edhe tre finalistët e tjerë: Kristi Aliaj (Dragot), Deamishel Hoxha dhe Efi Dhedhes. /Telegrafi/