Një tjetër zbulim arkeologjik me rëndësi ka dalë në dritë, në zonën e Maliqit.

Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopaëe, midis Burrës dhe Kishnikut, në bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili, sipas arkeologëve rezulton të jetë një Pitos.


Sipas specialistëve, Pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm. Objekti paraqitet i stërzgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.

Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren.

Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna.

image 1060

image 1059

image 1058

image 1057