Hetimet kanë arritur të zbardhin të plotë historinë e krimit të kryer për pasion. Konflikti për shtatzëninë e Aishes e ka çuar Shabanin të ndërmarrë aktin e rëndë. Policia sqaron se 80-vjecari ka pranuar krimin në polici, si dhe ka treguar vendin ku ka fshehur kokën e 18-vjecares.

Me të marrë dëshminë, policia e Durrësit e ka gjetur kokën e vajzës të fshehur pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i saj. Ata sqarojnë se vajza është qëlluar me armë në kokë, e më pas në mënyrë krejt barbare i është ndarë koka nga trupi me një thikë të mprehtë. Trupi është lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa koka është fshehur në arën me misër, pas metra më larg, raporton BW.

Në shtëpinë e të moshuarit, që jetonte vetëm pasi i kishte vdekur bashkëshortja, policia ka ndeshur në prova të pakontestueshme. Është gjetur thika me të cilën ai i ka prerë kokën, si dhe njollat e gjakut të vajzës në këmishën, pantallonat dhe rripin e autorit.

Sipas policisë, Aishja është viktimë e abuzimit të 80-vjecarit që kur ishte 14-vjeçe, ndërsa mësohet se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark, fryt i këtij abuzimi. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje.

Ai ka pasur njohje me familjen Vata. Policia sqaron se vite më parë, kur kanë ardhur nga Kukësi, Shabani iu ka shitur atyre tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë.

Hetimet për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, vazhdojnë ende për të zbardhur të tjera detaje, ndërkohë që po kërkohet edhe në lumin Erzen, aty ku Shabani pretendon se ka hedhur pistoletën e krimit. /Telegrafi/

aishjaAishe Vata


E plotësuar - Një 80-vjeçar është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjecares Aishe Vata. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se personi i dyshuar për aktin makabër është bashkëfshatar i 18-vjeçares, ndërkohë që për shkak të hetimeve është e rezervuar për dhënien e identitetit të personit të ndaluar.

Arma e krimit u gjet në banesën e 80-vjeçarit, ndërkohë që bën me dije se janë gjetur gjurmë gjaku në rrobat e të dyshuarit. Provat e mbledhura janë dërguar për hetime të mëtejshme ekspertizën mjeko-ligjore, ndërkohë policia ka bijuar sot me pyetjen e 10 personave.

Dëshmia e 80-vjeçarit të Aishes, mund të sjellë një kthesë në hetimet si dhe një shenjë drite në tunelin e misterit që ka tronditur mbarë opinionin publik, transmeton BalkanWeb.

Ekspertiza mjeko-ligjore vetëm një ditë pas masakrimit të 18 vjecars zbardhi faktin se ajo ishte 11 javëshe shtatzënë, ndërkohë që familjarët dje i dhanë mes dhimbjes dhe lotëve lamtumirën fundit trupi pa kokë të Aishes, pasi ajo nuk është gjetur ende.

18-vjeçarja Ajshe Vata, e cila priste të ulej në auditorët e Fakultetit të Infermierisë, u gjet e masakruar më 11 tetor në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj) nga një banor i zonës. /Telegrafi/