LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen detajet se si erdhi deri te vrasja e tetë herë kampionit të botës në Jiu-Jitsu me plumb në kokë

Zbardhen detajet se si erdhi deri te vrasja e tetë herë kampionit të botës në Jiu-Jitsu me plumb në kokë

Kanë filluar të zbardhen detajet se si Leandro Lo, 8 herë kampion bote në disiplinën e Jiu-Jitsu është vrarë.

Sportisti 33-vjeçar kishte kaluar orët e vona të natës së të shtunës në një diskotekë në Sao Paulo, ku kishte filluar një zënkë me një person të pranishëm, i cili me sa duket ishte në gjendje të dehur.

Leandrokishte vendosur që ta qetësonte me një kapje sportive me të cilin ishte i famshëm, duke e shtrirë në tokë.


Pas një ngatërresë të pakuptimtë: Vritet kampioni i tetëfishtë i botës në Jiu-Jitsu
Lexo po ashtu Pas një ngatërresë të pakuptimtë: Vritet kampioni i tetëfishtë i botës në Jiu-Jitsu

Por, në momentin që e lëshoi, personi në fjalë nxori pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë nga distancë e afërt, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Leandro u transportua drejt spitalit me urgjencë, por u shpall i vdekur rrugës.

Ndërkohë, personi që e qëlloi është shpallur në kërkim pasi policia e Sao Paulo ka bërë të ditur se e ka identifikuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë ushtarake në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori