LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha, kandidat i Nismës për kryetar të Prizrenit

Zafir Berisha, kandidat i Nismës për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë të kryesisë qendrore sot kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku janë takuar me strukturën e re drejtuese të degës së Nismës në Prizren.

Siç njoftohet, në këtë takim, temë kyçe e diskutimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet lokale, më ç‘rast edhe u zyrtarizua Zafir Berisha, si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Tutje theksohet se dega e Nismës në Prizren tashmë janë edhe në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.


Limaj, i ka uruar suksese kandidatit për kryetar të Prizrenit dhe gjithë strukturës socialdemokrate në këtë komunë, për përkushtimin e madh që kanë treguar dhe ka kërkuar një angazhim edhe më të madh në mënyrë që qytetarët atje, pas zgjedhjeve të tetorit të kenë një qeverisje lokale që bënë ndryshime pozitive për Prizrenin dhe qytetarët që jetojnë dhe veprojnë aty.

Presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori