LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Palmer: Përkrahje nga Washingtoni për referendum të suksesshëm në Maqedoni dhe anëtarësim në NATO

Zaev-Palmer: Përkrahje nga Washingtoni për referendum të suksesshëm në Maqedoni dhe anëtarësim në NATO

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, këtë pasdite pati takim me kryesin e detyrës të zëvendës-ndihmësit të Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve Matthew Palmer, ku kanë biseduar për proceset politike të vendit si dhe përgatitjet për realizimin e referendumit të caktuar më 30 shtator.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, bashkërisht është vlerësuar se kjo është ngjarje historike ku qytetarët duhet plotësisht të kyçen dhe ta kenë mundësinë që lirshëm të deklarohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është cekur se nënshkrimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë është shembull pozitiv për gjithë rajonin e Evropës jug-lindore në drejtimin e zgjidhjes së kontesteve, garantimin e stabilitetit, përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.


Mickoski para Matthew Palmer akuzoi Qeverinë për formulimin e pyetjes së referendumit
Lexo po ashtu Mickoski para Matthew Palmer akuzoi Qeverinë për formulimin e pyetjes së referendumit

Kryeministri Zaev falënderoi përkrahjen e fuqishme nga ana e ShBA-ve në Samitin e kaluar të NATO-s në Bruksel kur Maqedonia morri ftesë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në NATO.

Departamenti Shtetëror, thuhet në kumtesë, më shumë herë ka shprehur përkrahje të fuqishme drejt integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen do të vazhdojë dhe do të përforcohet partneriteti strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe ShBA-ve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori