LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk është e pranueshme të thuhet se gjuha dhe identiteti maqedonas burojnë nga bullgarët

Zaev: Nuk është e pranueshme të thuhet se gjuha dhe identiteti maqedonas burojnë nga bullgarët

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se janë të papranueshme qëndrimet e Bullgarisë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Nuk është e pranueshme”, u përgjigj Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit nëse është e mundur të pranohet pretendimet e Bullgarisë se gjuha dhe identiteti maqedonas burojnë nga bullgarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është fakt se kemi histori të përbashkët, këtë e kemi edhe në libra. Për shekuj kemi pasur histori të përbashkët dhe kjo është një mundësi e mirë që ta shfrytëzojmë në të ardhmen”, tha Zaev.


Ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët me Zaevin tha se deri tek ai nuk ka arritur ndonjë informacion për atë se, në Bruksel është arritur marrëveshje për kompromis në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas asnjëherë s’ka pasur dhe s’do të ketë”, tha Pendarovski.

Më herët gazeta “Politico” shkruan se është arritur kompromis në Bruksel që Bullgaria të pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa Maqedonia të pranojë se gjuha dhe identiteti burojnë nga bullgarët./Telegrafi/

“Politico”: Është arritur kompromis në BE për kërkesat e Bullgarisë!
Lexo po ashtu “Politico”: Është arritur kompromis në BE për kërkesat e Bullgarisë!

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori