LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Bjornstand: Maqedonia meriton të jetë pjesë e botës demokratike

Zaev-Bjornstand: Maqedonia meriton të jetë pjesë e botës demokratike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me ambasadorin e Norvegjisë në Shkup, Arne Bjornstand. Sipas njoftimit të qeverisë në takim bashkëbiseduesit kanë konstatuar përparimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe perspektivave evropiane.

Në takim gjithashtu është arritur marrëveshje për mbështetje nga Norvegjia për Maqedoninë gjatë vitit 2017, në disa fusha të rëndësishme për integrimet euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për ndihmë nga Norvegjia në përmirësimin e administratës dhe kapacitetet ligjore të Maqedonisë, në gjyqësor, përmbushjen e kushteve të raportit të Pribes, në fushën e ambientit jetësor, përmirësimin e mekanizmave për mbrojtje nga korrupsioni dhe keqpërdorimin e fondeve publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


Ambasadori Bjornstad tha se qëllimet strategjike të Maqedonisë janë anëtarësimi në BE dhe NATO, dhe se qeveria e re e ka kthyer shtetin në rrugën euroatlantike.

Ai gjithashtu ka thënë se Maqedonia meriton të jetë pjesë e botës demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori