Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pret më 20 apo 21 nëntor të mbahet takimi i parë midis negociuesve nga Maqedonia dhe Greqia me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e kontestit të emrit, Methew Nimetz.
Këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryeministrin slloven, Miro Cerar. Zaev foli për zhvillimin e mëtejmë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, me ç’rast përmendi se në këtë drejtim para së gjithash fokusi vihet në zgjidhjen e kontestit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është çështje megjithatë aktuale edhe në Maqedoni. E logjikshme ishte që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të bëhet përpjekje e re për zgjidhjen e këtij problemi esencial dhe të ndjeshëm, të cilin e ka Republika e Greqisë me emrin tonë kushtetues, ndërsa i cili njëherësh është pengesë për proceset tona integruese. Proceset po fillojnë, më 20 apo 21 nëntor presim të bëhet takimi i parë midis negociuesve të të dyja vendeve, me ndërmjetësin Methew Nimetz”, tha Zaev.
Zaev theksoi se edhe këtë muaj pritet intensifikimi i negociatave. “Ne në Maqedoni, po përpiqemi të ndërtojmë konsensus kombëtar, të gjithë, presidenti i shtetit, Qeveria, opozita, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes dhe jo në anulimin e tij”, theksoi kryeministri i Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjerohet gjeografia e takimeve dhe e mbështetjes së shqiptarëve për Marco Salihun: Parma thotë Po të fortë për kandidaturën e tij
U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin
Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251