Reperja Yung Miami ka konfirmuar se ajo dhe Diddy nuk janë më bashkë.

Anëtarja e "City Girls" dhe Sean "Diddy" Combs dolën publikisht me romancën e tyre në qershor 2022.


“Ne jemi akoma miq të mirë. Por ne jemi beqarë. Ky nuk është njeriu im”, tha krijuesja e hitit "Ex For A Reason"për TheCut.

dkfgshksjksfg Foto: Instagram

29-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Caresha Brownlee, tha se ajo dhe Diddy, 53 vjeç, “kishin situatat e tyre” dhe refuzuan t'i vendosim emër romancës.

“Ne u grindëm fort me njëri-tjetrin. Ne ishim bashkë çdo ditë në një moment”, tha ajo.

“Ai më mbështeti mua, unë e mbështeta atë. Unë do ta lejoj internetin ta quajë si të duan ata", u shpreh ylli.

Duke folur në shtator 2022, Yung Miami dyfishoi faktin se dyshja nuk ishin në një marrëdhënie ekskluzive.

ghdkghdkfgdhfkg Foto: Instagram

“Ai takohet njerëz të tjerë përveç meje, dhe unë takohem me njerëz tjerë përveç tij”, tha reperja e "Act Up" për XXL në atë kohë.

"Unë jam e re. Unë jam duke u takuar. Unë jam duke u argëtuar. Unë po bëj gjërat e mia. Ai po bën të njëjtën gjë”, kishte deklaruar ajo.

Më pas, në dhjetor, Diddy tronditi botën kur njoftoi lindjen surprizë të fëmijës së tij të shtatë , vajzës Love Combs, me një grua të quajtur Dana Tran.

Pasi Diddy ndau publikisht lajmin, Yung Miami shkoi në mediat sociale për të sqaruar se ajo nuk ishte "partnerja rezervë" e askujt.

sdfgdskdskfgdskf Foto: Instagram

Brownlee është nënë e djalit Jai, 9 vjeç, dhe vajzës Summer, 3, të cilën i ka nga lidhejt me dy ish-partnerët Jai Wiggins dhe Southside, respektivisht.

Kur ajo dhe Combs konfirmuan romancën e tyre në qershor, artisti kishte tashmë gjashtë fëmijë - Quincy, 31, Justin, 28, King, 24, Chance, 16, dhe binjakët D'Lila dhe Jessie, gjithashtu 16 vjeç.

Diddy e mirëpriti Love në tetor, por priti dy muaj për të njoftuar ardhjen e foshnjës. /Telegrafi/