LAJMI I FUNDIT:

Ymeri për Fondin e Sigurisë: Kosova, sigurinë duhet ta sheh të ndërlidhur me shtetet e NATO-s

Ymeri për Fondin e Sigurisë: Kosova, sigurinë duhet ta sheh të ndërlidhur me shtetet e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë qenë të ndarë sa i përket këtij vendimi të Kurtit.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se nuk ka asgjë të keqe nga nisma e Qeverisë për të shtuar kapacitetet e mbrojtjes.


Megjithatë ai mendon se Kosova nuk mund të mbrohet e vetme.

“Ne si Kosovë sigurinë duhet ta shohim të ndërlidhur me shtetet e NATO-s, veçanërisht Amerikën e Shqipërinë, pasi si të vetme nuk mund të sigurojmë shpejt kapacitete që mbrojmë vendin. Si nismë është e mirë”.

Ymeri megjithatë ka kërkuar më shumë transparencë për fondin pasi sipas tij nuk është fondi i parë që po formohet.

“Unë së paku nuk e di se ku kanë shkuar dhe sa para janë mbledhur nga Fondi për Pandeminë”.

Ish-deputeti thotë se megjithatë kapacitetet ushtarake duhet të rriten nga fondet shtetërore.

“Në vendet demokratike ushtritë ndërtohen nga fondet shtetërore. Ideja për ushtri popullore më shumë janë të sistemeve të kaluara apo ide bolshevike”, deklaroi tutje Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Seanca konstitutive – a do të votohet Qeveria Kurti 3?

Seanca konstitutive – a do të votohet Qeveria Kurti 3?

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Lajme

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
Heshtje para seancës konstituive: A do ta mbështesin Qeverinë Kurti 3, Adem Hoxha, Duda Balje dhe Veton Berisha?

Heshtje para seancës konstituive: A do ta mbështesin Qeverinë Kurti 3, Adem Hoxha, Duda Balje dhe Veton Berisha?

Lajme
Reagimet përçarëse pas incidentit midis Jozit dhe Gjestit, ish-presidenti: Ndikime të shërbimeve të huaja sekrete me profile të rreme

Reagimet përçarëse pas incidentit midis Jozit dhe Gjestit, ish-presidenti: Ndikime të shërbimeve të huaja sekrete me profile të rreme

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Kalo në kategori