LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Nga shtatori do të na kërkohet Asociacioni, pavarësisht duartrokitjeve ndaj Kurtit në Bled

Ymeri: Nga shtatori do të na kërkohet Asociacioni, pavarësisht duartrokitjeve ndaj Kurtit në Bled

Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se pavarësisht duartrokitjeve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, prapëseprapë nga java e ardhshme (në shtator), Kosovës do t’i kërkohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus”, ku ka theksuar se fakti që i merr disa duartrokitje në Bled nuk ia përmirëson pozitën Kosovës.


Sipas tij, Kosova është në të njëjtën pozitë karshi dialogut me Serbinë dhe karshi marrëveshjes me Brukselin.

“Sjellja e BE-së dhe vendeve perëndimore karshi Kosovës, qoftë e padrejtë apo që nuk na pëlqen neve, është fakt. Kur je në qeverisje, ti e merr këtë si fakt dhe e gjen mënyrën se si e adreson këtë çështje, ankesa që kjo që po na bëhet neve në politikë nuk ka kurrfarë as fuqie as logjike. Fakti që ti i merr disa duartrokitje në Bled, nuk ia përmirëson pozitën Kosovës, mos ta rrejë veten, Kosova është në të njëjtën pozitë karshi dialogut me Serbinë dhe karshi marrëveshjes me Brukselit. Edhe në shtator do të na kërkojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pavarësisht duartrokitjeve ndaj kryeministrit Kurtit. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë punë, se nuk ka ndryshuar asgjë në atë drejtim”, u shpreh Ymeri.

Mushkolaj: Shqetësuese deklaratat e Macronit lidhur me rishikimin e politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën
Lexo po ashtu Mushkolaj: Shqetësuese deklaratat e Macronit lidhur me rishikimin e politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë, dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë dua të normalizoj raportet dhe do ta bëja menjëherë këtë nëse, për shembull, fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë. Mund të ndodhë, sepse ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen Bazë për të cilën presidenti serb dhe unë u pajtuam në Bruksel. Por, normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Në këtë drejtim, nuk mund të kontribuojë”, tha Kurti gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit.

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel. Një muaj më pas, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori