LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Tottenhamit, Bentancur pritet të marrë ndalim të gjatë shkaku i komenteve raciste

Ylli i Tottenhamit, Bentancur pritet të marrë ndalim të gjatë shkaku i komenteve raciste

Rodrigo Bentancur thuhet se do të dënohet me një ndalim të konsiderueshëm nga futbolli për shkak të një deklarate të supozuar raciste.

Mesfushori i Uruguait u akuzua nga FA për sjellje të pahijshme për një koment që ai bëri në një program televiziv në korrik për shokun e skuadrës Son Heung-min.

Në një intervistë me stacionin uruguaian Canal 10, Bentancurit iu kërkua të tregonte fanellën e një lojtari të Spurs dhe supozohet se u përgjigj: “Sonny? Mund të jetë edhe kushëriri i Sonnyt, pasi të gjithë duken njësoj”.


Son më vonë deklaroi se Bentancur i kishte kërkuar falje dhe shtoi se ai ende ‘e do’.

“Ai e dinte. Ai kërkoi falje menjëherë pasi kishim pushime. Unë isha në shtëpi – as që e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ai më dërgoi një mesazh të gjatë dhe mund ta ndjeje se po i vinte nga zemra”.

“Kur u kthyem nga para-sezoni, ai ndjeu shumë keqardhje dhe pothuajse qau kur kërkoi falje publikisht dhe personalisht”, deklaroi Son.

Përveç faljes së tij personale ndaj Sonit, mesfushori ka postuar edhe një kërkimfalje të gjatë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Bentancur u përball me thirrje për t’u dënuar gjatë nga FA shkaku i komenteve dhe tani raportohet Daily Mirror se Tottenham është i përgatitur që uruguaiani të marrë një ndalim prej shtatë ndeshjesh në garat vendase.

Një ndalim i tillë do të thotë se ai ka të drejtë të luajë në ndeshjet e Ligës së Evropës, por nuk do të jetë i disponueshëm në Ligën Premier dhe Carabao Cup.

Kështu, Bentancur do të humbasë ndeshjet vendimtare të ardhshme kundër Chelseat, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, si dhe çerekfinalen e Carabao Cup kundër Manchester United. Ai do të kthehej në Boxing Day. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori