LAJMI I FUNDIT:

Ylli i serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney debuton me ngjyrën e re të flokëve

Ylli i serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney debuton me ngjyrën e re të flokëve

Sydney Sweeney po e lë personazhin e “Euphoria”, Cassie Howard në të kaluarën.

Vetëm disa ditë pas përfundimit të sezonit të dytë të serialit HBO, aktorja, 24 vjeçe, bëri bujë në më shumë se një mënyrë.

Të martën, Sweeney doli me të dashurin Jonathan Davino me flokë të sapo lyer me ngjyrë bakri dhe një unazë masive diamanti.


Ndërkohë që çifti ndezi thashethemet për fejesë, Sweeney gjithashtu vendosi fansat në mëdyshje në Twitter duke spekuluar nëse pamja e saj flokëkuqe ishte për një rol të ri. Sido që të jetë, fansat po festonin pamjen e re.

Kendall Jenner debuton ngjyrën e re të flokëve
Lexo po ashtu Kendall Jenner debuton ngjyrën e re të flokëve

Ajo nuk është e vetmja e famshme që po provon të qenit flokëkuqe këto ditë. Kendall Jenner tregoi flokët e kuq në Javën e Modës në Paris vetëm disa ditë më parë.

Seriali “Euphoria” nuk do të kthehet deri në vitin 2024, kështu që ka mjaft kohë që Sweeney të kthehet në bionde. /Telegrafi/