Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet “akuzave” të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Dean Huijsen është një nga zbulimet e sezonit në futbollin evropian, teksa mbrojtësi i ri po shkëlqen me fanellën e Bournemouthit, gjë që i ka dhënë një ftesë në Kombëtaren e Spanjë.
Mbrojtësi 19-vjeçar me origjinë nga Holanda bëri debutimin e tij për ‘Furinë e Kuqe’ në çerekfinalen e Ligës së Kombeve kundër vendit të tij, por pamja e syve të tij shkaktoi komente interesante në rrjetet sociale.
Fansat bënin shaka se ai dukej sikur kishte përdorur marihuanë, e gjitha kjo për shkak të pamjes së syve të tij, të cilët ishin të varur.
Huijsen foli javën e kaluar me krijuesin anglez të përmbajtjeve të mediave sociale PapaPincus dhe gjatë bisedës ai iu përgjigj këtyre akuzave humoristike për përdorimin e drogës.
“Është një pyetje e rastësishme dhe me siguri nuk e prisni, por duket sikur po trajtoheni me marihuanë mjekësore”, e pyeti anglezi Huijsenin, i cili nuk mundi të mos qeshte.
“Në thelb, për të gjithë ata që shikojnë, do t’ju them – unë kam sy të përgjumur. E kam trashëguar nga mamaja ime. Mamaja ime ka sy të përgjumur. Unë nuk marr drogë. Më falni, por nuk marr drogë. Nuk na lejohet të përdorim marihuanë, sepse atëherë testet e dopingut do të ishin pozitive. Pra, nuk marr drogë”, deklaroi talenti.
Huijsen është një nga mbrojtësit më të mirë të Ligës Premier këtë sezon dhe po shkëlqen me fanellën e Bournemouth, e cila po lufton për një vend në katër skuadrat e para në renditje dhe rrjedhimisht edhe për një vend në Ligën e Kampionëve.
Huijsen ka luajtur 23 ndeshje dhe shënoi dy gola prej se mbërriti në Bournemouth verën e kaluar nga Juventusi, që e shiti për 15 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler