Max Verstappen është bërë baba për herë të parë, duke mirëpritur një vajzë me partneren e tij, Kelly Piquet.

Lajmin e bukur, kampioni katër herë i Formula 1 dhe Piquet e ndanë në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të ëmbël me foshnjën e tyre, të cilën e kanë quajtur Lily.


"Mirë se erdhe në botë, Lily e ëmbël. Zemrat tona janë më plot se kurrë – ti je dhurata jonë më e madhe. Të duam shumë", shkroi Verstappen në Instagram.

Për shkak të lindjes, Verstappen do të mungojë në ditën mediatike përpara Çmimit të Madh të Miamit, ndërsa do t’i bashkohet garave për stërvitjen e parë.

Ky është fëmija i parë për Verstappen. Kelly Piquet ka edhe një vajzë tjetër, Penelope, nga lidhja e mëparshme me ish-pilotin e F1, Daniil Kvyat.

Fansat i kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur me vogëlushen, ndërsa komentet pozitive kanë vërshuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/