LAJMI I FUNDIT:

Ylli i filmit “Emilia Perez” u bë aktorja e parë transgjinore e nominuar për Oscar

Ylli i filmit “Emilia Perez” u bë aktorja e parë transgjinore e nominuar për Oscar
Karla Sofia Gascon

Karla Sofia Gascon u bë aktorja e parë transgjinore që u nominua për Oscar.

Ylli spanjoll njihet për interpretimin e saj në rolin kryesor në filmin “Emilia Perez” të Jacques Audiard.

Filmi i Netflix ndjek Emilia (Gascon), një bos droge që kërkon ndihmën e avokates Rita (Zoe Saldana) për të falsifikuar vdekjen e tij dhe për t’iu nënshtruar një operacioni për ndryshim gjinie.


Karla Sofia Gascon

Me këtë nominim, Gascon u bë aktorja e parë transgjinore e nominuar për Oscar, dhe më parë ajo ishte gruaja e parë transgjinore që fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe aktorja e parë transgjinore e nominuar në Golden Globe.

Filmi pati premierën botërore më 18 maj 2024 në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë, ku fitoi çmimin e jurisë dhe çmimin për aktoren më të mirë.

Në të kundërt, u prit keq në Meksikë (ku është vendosur filmi), për shkak të stereotipeve, dialogut spanjoll dhe teksteve.

Sot u shpallën nominimet për Oscar dhe filmi “Emilia Perez” mblodhi më së shumti nominime në 11 kategori, ndër të tjera, në kategoritë për filmin më të mirë, regjinë më të mirë (Jacques Audiard), aktoren më të mirë dytësore (Zoe Saldana), skenarin më të mirë të adaptuar dhe filmi më i mirë ndërkombëtar.

Conan O’Brien do të udhëheqë çmimet e Akademisë, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt nga Teatri Dolby në Ovation Hollywood të dielën, 2 mars në orën 19:00 ET në ABC dhe Hulu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori