Liverpooli është kampioni i ri i Anglisë, pasi skuadra e Jurgen Klopp e kishte siguruar titullin matematikisht pas humbjes së Cityt 2-1 në udhëtim te Chelsea.

Skuadra e Jurgen Klopp në takim me Cityn luajti si kampion i ri i Anglisë, teksa ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola i bëri korridorin e nderit.


Stafi i trajnerëve të Cityt dhe lojtarët duartrokitën futbollistët mysafirë për suksesin e arritur, por vetëm Bernanrdo Silva nuk e bëri një gjë të tillë.

Eb8jZrfWsAI92Ny c81f e1593729679498

Sulmuesi portugez gjatë gjithë kohës sa qëndroi në korridor të nderit nuk duartrokiti as një herë.

Si duket Silva nuk është një futbollist që i pëlqen të duartrokas kundërshtarët dhe ka vendosur ta refuzoj urdhrin e Pep Guardiolas.

Kujtojmë që ishte vet trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola që kishte dhënë urdhër që lojtarët ta bëjnë korridorin e nderit për Liverpoolin.

Megjithatë gjesti i Bernardo Silvas i ka pëlqyer tifozëve të Manchester Cityt.

Qindra tifozë kanë shkruar nëpër rrjetet sociale se e duan portugezin për gjestin e bërë ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app